Kupa e Botës pa alkool

Zbulohet plani për argëtimin e rreth 1.2 milionë tifozëve të futbollit

Në stadiumet e Kupës së Botës të Katarit nuk do të tregtohet alkool, ndërsa birra jashtë arenave do të lejohet vetëm para dhe pas disa ndeshjeve, tha një burim me njohuri për planet rreth zhvillimit të turneut të futbollit.

Kupa e Botës e këtij viti është e para që mbahet në një vend mysliman me kontrolle të rrepta mbi alkoolin, gjë që paraqet një sfidë unike për organizatorët e një ngjarjeje që shpesh lidhet me adhuruesit e birrës dhe sponsorizohet nga markat globale të prodhimit të saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një dokument i datës 2 Qershor dhe i parë nga agjencia “Reuters” jep pasqyrën e parë se si organizatorët planifikojnë të trajtojnë kërkesat e rreth 1.2 milionë tifozëve të futbollit, shumë prej të cilëve janë mësuar të pinë birrë pa kufi në ditët e ndeshjeve.

Marrëdhënia e futbollit me pijet alkoolike ka qenë prej kohësh e ndërlikuar dhe në krye të Kupës së Botës 2014, Brazili hoqi ndalimin e alkoolit në stadiume, pas presionit nga FIFA.

Ka pasur një pikëpyetje të madhe për alkoolin në turneun e këtij viti që kur shteti arab i Gjirit fitoi të drejtën e pritjes në vitin 2010. Megjithëse nuk është një shtet ku alkooli është totalisht i ndaluar si si Arabia Saudite fqinje, konsumimi i alkoolit në vende publike është i paligjshëm në Katar.

Megjithatë, tifozët në Kupën e Botës të Nëntorit do të jenë në gjendje të blejnë birrë gjatë periudhave të kufizuara në pjesë të caktuara të zonës kryesore të tifozëve të FIFA-s në parkun AlBidda në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Alkooli do të jetë gjithashtu i disponueshëm për 15,000 deri në 20,000 tifozë në një cep të pashfrytëzuar të Doha Golf Club, disa kilometra larg stadiumeve dhe zonës kryesore të tifozëve, tregon dokumenti.

Një zëdhënës i organizatorëve, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha se së bashku me FIFA-n do të shpallin planet “në kohën e duhur”për disponueshmërinë e alkoolit në turneun 28-ditor.

Megjithëse uebfaqja e FIFA-s reklamon “birra, shampanjë, verëra të zgjedhura nga somelierët dhe pije alkoolike premium” me qarkullim falas në suitat e mikpritjes VIP të stadiumeve, alkooli nuk u shit në stadiume në Dhjetor gjatë një eventi testues për Kupën e Botës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share