Kualifikimi në Euro 2024, flet Sylvinho: Ëndërr e madhe, do ta mbaj mend gjithë jetën

“Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për gjithë jetën”.

Këto janë fjalët e njeriut që na çoi në Euro 2024. Sylvinho foli për “Klan Kuqezi” pas sfidës me Moldavinë që na siguroi biletën për në Gjermani.

Ai u shpreh se kjo që u arrit është një ëndërr shumë e madhe.

“Sigurisht është një sfidë shumë e bukur, kjo e Shqipërisë që unë e kam pranuar me dëshirë, por unë që në fillim të edicionit kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar. Nuk do të kishte skuadra që mund të shkonin të merrnin 22-23 pikë. Pra të të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë dhe kështu rezultoi. Objektivi jonë ka qenë që të vinim në Nëntor në kushte për të qenë në garë për t’u kualifikuar dhe ky objektiv u arrit.

Ka qenë një sfidë e vështirë. Për mua është një ëndërr, nuk ka qenë aspak e lehtë. Unë besoj shumë tek puna, por sigurisht që kjo ishte vërtetë një ëndërr e madhe”, tha Sylvinho./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share