Ku do të zhvillohet ndeshja e fazës së play off Struga Trim Lum – Breidablik?

Më 24 gusht, zhvillohet ndeshja e parë e fazës së play off-it mes kampionit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum dhe ekipit Breidablik t Islandës por akoma nuk dihet vendi se ku do të zhvillohet kjo ndeshje historike për struganët. Në opsion janë tre stadium ai në Kampin stërvitor të FFM-së, stadium “Mladost” në Strumicë dhe stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan që është edhe opsion më kapshëm.

Drejtori sportive I KF Struga Trim Lum, Besar Isaku për KlanMaqedoni deklaroi: “Akoma nuk kemi konfirmim nga organet e UEFA-s se ku do të zhvillohet kjo ndeshje. Presim përgjigje përfundimtare gjatë ditës së sotme: tha ai.

Ndryshe ndeshja Struga Trim Lum (RMV) – Breidablik (Islandë) është e caktuar të zhvillohet më 24 gusht, me fillim në ora 19:00. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share