Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot në zyrat e Bashkimit Europian në Shkup realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vend z. David Geer, i cili uroi për fillimin e procesit të
negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të PDSH-së në zhbllokimin e rrugëtimit europian të vendit. Kryetari Menduh Thaçi e falenderoi ambasadorin Geer për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të pozicioneve properëndimore të vendit dhe e njoftoi se PDSH si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë të përkrah çdo iniciativë properëndimore dhe se e vetmja rrugë e Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian. PDSH me seriozitetin dhe arsyen më të madhe do t’u përkushtohet sfidave të rradhës si ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i plotë i reformave në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.
Lexo gjithashtu
Borell: Nuk jemi aty ku duhet me Ballkanin Perëndimor
MBAHET SAMITI BE – BALLKANI PERËNDIMOR Rëndësia e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, konfirmime se…
23.06.22 15:00
Nxënësit në ankth i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore (VIDEO)
SHAQIRI: KJO ËSHTË GJENERATA MË E GODITUR NGA PANDEMIA DHE NDËRPRERJA E PROCESIT MËSIMOR Po i numëron fjalët…
04.06.22 14:40
Apasiev dhe Levica në Tiranë, homazhe tek varri i Enver Hoxhës
Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev me një delegacion partiak ka vizituar sot Tiranën ku ka bërë homazhe tek…
11.04.23 19:49