Kriza energjetike: Bullgaria ndihmon Maqedoninë e Veriut

NGA TETORI DERI NË MARS 200 MEGAVAT ORË RRYMË ELEKTRIKE NGA BULLGARIA

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nesër pritet të formojnë grup të përbashkët punues, i cili duhet të përcaktojë aspektet teknike për nënshkrimin dhe lidhjen e marrëveshjes në fushën e elektroenergjetikës. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ai i Bullgarisë, Galab Donev, u morën vesh gjatë takimit të së hënës në Sofjes, që Bullgaria të furnizojë vendin me 200 megavat orë energji elektrike nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Me këtë do të sigurohej furnizim i pandërprerë me rrymë për industrinë, që ka qenë një ndër kërkesat kyçe të sektorit të biznesit, raporton Klan M.

“Në lidhje me çmimet që duhet të definohen në përputhje me legjislativen e Bullgarisë, në përputhje me direktivat dhe legjislativen e BE-së dhe në përputhje me legjislativen e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu kemi biseduar edhe për sasitë që janë të nevojshme te ne, marrë parasysh që Bullgaria është vend që eksporton energji elektrike” – deklaroi Kovaçevski.

Edhe për lidhjen e interkonektorit të ri për gaz që do të bëhej në pjesën e lidhjes me gaz të lëngshëm dhe në raport me kapacitetet e interkonektorit aktual që vendi ka në Bullgari dhe për mundësitë e ruajtjes së gazit të lëngshëm në depot që ekzistojnë në Bullgari.

“Është folur edhe për mundësinë që Maqedonia e Veriut, intekonektori dhe terminali që po ndërtohet në Greqi, në mënyrë që përmes Bullgarisë të balancohet furnizimi. Me atë, do të mundësohet që Maqedonia e Veriut të tërheqë sasitë e nevojshme në bazë ditore, pa u krijuar vështirë shtesë në vend dhe me gazin natyror” – deklaroi Donev.

Grupi i punës do të përbëhet nga Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Energjetikës e Bullgarisë, si dhe EMV dhe kompanitë tjera në kuadër të Bullgarisë, që do të diskutojnë parametrat teknike në raport të kapacitetit dhe transportin e energjisë elektrike. Grupi punues pritet të arrijë marrëveshje për rreth dy javë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share