Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani shprehet në Klan Debat se data 28 janar do të hyjë në histori të shqiptarëve, pas zgjedhjet së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kjo sipas tij, do të festohet njejtë si edhe festa 28 Nëntorit. 28 janari, sipas Osmanit, do të jetë ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët në vend dhe gjithçka në Maqedoni, sipas tij do të jetë më ndryshe.
“Kjo histeri anti-shqiptare të cilën e shihni tash, është si rezultat i 28 janarit. Është vrulli i fundit për të penguar 28 janarin”, tha Osmani, i cili shtoi se kjo më nuk mund të ndalet.
Rëndësia e kësaj date, sipas Osmanit, do të jetë mesazhi se ky shtet, tani vendimet i merr në Shkup e jo në Beograd, Sofje, Athinë, Tiranë ao Prishtinë.
Ndërsa për pretendimet e partive tjera shqiptare se kjo është vetëm simbolikë, Osmani tha se ata duan “ta mbulojnë diellin me shoshë”.
“Do i qorrojë ai dielli i 28 janarit të gjithë kur të paraqitet. Për shkak se është dielli i barazisë… Historikisht, në betejat më të rëndësishe të kombit, keni pasur njerëz të cilët kanë qenë në anën e kundërt”, shtoi Osmani./KlanMacedonia