Kryeministri Rama pret në takim Presidentin austriak Van der Bellen

Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në takim Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Kënaqësi të mirëprisja sot Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen”, shkruajti Kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Van der Bellen deklaroi se Austria do të lobojë mes vendeve anëtare të BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë dhe shteteve të rajonit brenda një kohë sa më të shpejtë.

Van der Bellen u takua me Presidentin Bajram Begaj me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa mbajti edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share