Kryeministri Kovaçevski në vizitë të shtëpisë së vogël grupore në kuadër të shtëpisë së fëmijëve IP “11 Tetori”

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takuan me fëmijët në përkujdesje të shtëpisë së vogël grupore në Shkup. Kovaçevski dhe fëmijët diskutuan për sfidat shkollore dhe të përditshme me të cilat ballafaqohen, të ardhmen e tyre, si dhe ndryshimet pozitive që kanë bërë shtëpitë e vogla grupore për risocializimin e tyre.

Fëmijët ndanë momente të bukura familjare me Kryeministrin, duke theksuar se të gjithë ata që janë vendosur këtu së bashku me edukatorët e tyre funksionojnë si një familje, duke marrë përkujdesjen dhe mbështetjen e duhur.

Formimi i shtëpive të vogla grupore mundësoi kalimin nga një sistem i kujdesit social i bazuar në institucione të mëdha dhe të veçuara drejt një sistemi të shërbimeve sociale në komunitet për një jetë dinjitoze të çdo fëmije.

Procesi i deinstitucionalizimit rezultoi si një projekt i suksesshëm sepse shtëpitë e vogla grupore nuk janë vetëm një vend për të jetuar, por një vend ku fëmijët socializohen, krijojnë ndjenjë kujdesi familjar, shprehi pozitive të jetës.

Përmes shtëpive grupore krijohet një ndjenjë dashurie. Shtëpitë grupore janë mjedise në të cilat mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur i fëmijëve, si dhe përgatitja e fëmijëve për të qenë të pavarur në të ardhmen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share