Kryeministri kërkon nga Gjyqësori të sigurojë përparim të sundimit të së drejtës

MICKOSKI: PËRPLASJET MES GRKOVSKËS DHE JOVESKIT JANË PËR INTERESA PERSONALE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar nga ana e autoriteteve gjyqësore që sa më shpejtë të sigurojnë hapësirë për gjetjen e një zgjidhje demokratike dhe sistematike e cila do të sigurojë përparim afatgjatë të sundimit të së drejtës. Kovaçevski tha në intervistë për MIA-n se, ky nuk do të jetë proces i shkurt, por nëse vendi dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet përkushtim në zgjedhjen e problemeve me korrupsionin, gjyqësorin dhe prokurorinë, pasi do të jenë subjekt i shqyrtimit dhe analizës nga ana e BE-së, raporton Klan M.

“Sigurisht, pushteti gjyqësor është pushtet i pavarur, unë as nuk dua as nuk lejoj ndërhyrje në punën e tyre. Qeveria në kuadër të kompetencave të saj, siguron dhe edhe më tej do të siguroj kushte për funksionim të papenguar dhe të pavarur të gjyqësorit, por ne të gjithë së bashku si shoqëri duhet të japim kontributin tonë në zgjidhjen e korrupsionit dhe gjithsesi të sigurohemi se gjyqësori si tërësi do të gjejë zgjidhje e cila do të jetë e standardeve dhe principeve më të larta demokratike dhe e cila do të sigurojë edhe sot edhe në të ardhmen pavarësi dhe integritet të padiskutueshëm në punë” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski duke komentuar përplasjen e fundit të zëvendëskryeministres për sundim të mirë dhe kryeprokurorit shtetëror, tha se kjo përllogaritja në skenë të hapur është komike. Ai akuzoi se kjo përplasje në media, ndodhë për shkak se dy palët nuk mund të përmbushin interesat personale.

“Ajo u dëshmua qartë përmes zgjedhjes së zgjidhjeve të fundit kadrovike në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar por gjithashtu edhe në këshillin gjyqësor dhe shohim se çfarë ndodh rreth portretizimit të prokurorit shtetëror publik nga ana e zëvendëskryeministres, i cili me që ra fjala, është propozim i partisë së njëjtë për gjykatës kushtetues” – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së.

Kujtojmë se, të premten zëvendëskryeministrja Grkovska, gjatë një paraqitje publike, deklaroi se, Joveski nuk duhet të jetë gjykatës kushtetues, pasi nuk ka treguar rezultat në pozitën aktuale. Ajo po ashtu, kritikoi edhe zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke thënë se është shkatërruese ajo që prokurorët nuk kanë integritet të vendosin në mënyrë të pavarur. Këtyre kritikave, i është përgjigjur kryeprokurori shtetëror Joveski për të cilat ka thënë se janë vlerësime paushallë dhe të pasakta dhe duke i cilësuar si ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e prokurorisë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share