Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez – Kastehon sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në godinën para Qeverisë ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, ndërsa pritet të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski.
Në qendër të Shkupit, siç njofton MPB-ja, për shkak të mbërritjes së tij do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit.
Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sançezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Zyra e kryeministrit spanjoll tha se Sançezi do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do tu mundësojnë atyre të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre në BE dhe tu përcjellë atyre se mund të mbështeten në Madridin gjatë presidencës spanjolle me Unionin në gjysmën e dytë të vitit 2023.