Kovaçevski: Shqipëria, shembull i fqinjësisë së mirë

Ka nisur mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet në Shkup. Mikëpritësi i këtij takimi, Dimitar Kovaçevski, ishte ai që nisi takimin me një fjalim para dy kabineteve qeveritare. Ai u shpreh se Shqipëria është një shembull i fqinjësisë së mirë. Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria qëndrojnë në anën e ruajtjes së stabilitetit.

“Shqipëria është një shembull i fqinjësisë së mirë. Ne qëndrojnë në anën e ruajtjes së stabilitetit. Ne po investojmë në ruajtjen e rajonit”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas kreut të qeverisë së RMV-së, ky takim i dytë ndërqeveritar avancon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe vjen në një kohë krize globale. Kovaçevski u ndal edhe tek procesi i integrimit europian, ku tha se janë realizuar premtimet dhe detyrat e vëna nga Bashkimi Europian. Sa i përket negociatave, Kovaçevski tha se shpreson që siç i nisëm bashkë negociatat, të dyja shtetet të mund t’i mbyllin njësoj.

“Shpresojmë që deri në 2030 të kemi përfunduar me procesin e integrimit në BE”, u shpreh Kovaçevski./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share