Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin e Prespës për Dialog 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, më 15 dhe 16 qershor 2023, do të merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, i cili këtë vit po mbahet në Strugë.

Forumi i sivjetshëm ka një rëndësi të veçantë për vendin dhe rajonin, duke pasur parasysh se 17 qershori shënon pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Kryeministri Kovaçevski do ta hapë PFD 2023 me fjalim në hapjen zyrtare më 15 qershor 2023, në seancën e panelit me temë: “Marrëveshja e Prespës pas pesë vitesh: Sfidat u shndërruan në mundësi”, ndërsa më 16 qershor, në kuadër të panelit kryeministror, Kryeministri Kovaçevski do të flasë për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, i cili është vendimtar në kushtet e trazirave gjeopolitike dhe polarizimit të fuqishëm në botë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me Ejmi E. Poup, drejtoreshë e përgjithshme e sapozgjedhur e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, si dhe me Manuel Saracin, përfaqësuesi special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Programi i Forumit do të përfshijë, mes tjerash, diskutime për çështje urgjente politike-sigurie rajonale dhe evropiane, integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, luftën kundër korrupsionit, etj.

PFD 2023 do të ofrojë edhe një herë një platformë për diskutim dhe do të mbledhë në një vend përfaqësues të lartë të vendit dhe ndërkombëtarë, diplomatë, figura të shquara nga komuniteti akademik dhe i biznesit, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të ndarë personalisht analizat, mendimet dhe idetë e tyre për një vëllim të gjerë temash rajonale dhe ndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share