Krushevë: Banorët mysliman dhe ortodoks ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit (Video)

PRESILLI FSHAT I BANUAR VETËM ME BANORË TË PËRKATËSISË FETARE ISLAME

Banorë të fshatit Buçin të Krushevës me vetë iniciativë dhe pa lejen përkatëse kanë filluar ndërtimin e një kryqi i cili është donuar nga një person i fshatit Buçin, për të cilin banorët e fshatit Presill thonë se është dhuruar me qellim që të prishen marrëdheniet ndërfetare dhe se kryqi nuk duhet të vendoset aty sepse ky fshat është i banuar vetëm me banorë të perkatesise fetare islame.

Pasi ka filluar dhe është ndërtuar nje pjesë e kryqit disa persona të pa identifikuar nga MPB thonë se kanë prerë kryqin dhe e kanë larguar nga aty.

Këtu jane shtuar edhe më shumë tensionet dhe kryetari i Komunes së Krushevës ka thirrur të dyja palet që të ulen tensionet.

Nga Komuna e Krushevës gjithashtu thanë se kjo është hera e parë që në Krushevë të ndodhë një mosmarrveshje ndërfetare. Kryetari shtoi se leje për vendosjen e kryqit nuk ka nga komuna dhe nuk do të lejohet që të prishen marrëdheniet ndërfetare dhe ndëretnike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share