ASH-ja krahu i Selës: JO propozimit të Taravarit dhe Mickoskit për “Kushtetutë qytetare” dhe fshierjen e shqiptarëve nga Kushtetua

Aleanca për Shqiptarët krahi i Selës ka akuzuar propozimin e Taravarit dhe Mickoskit për ”Kushtetutë qytetare” duke i thënë JO kësaj nisme.

”Dënojmë në formë të prerë deklaratat e nxitura fillimisht nga VMRO-DPMNE dhe të plasuara së fundmi edhe nga Arben Taravari për Kushtetutë “qytetare” dhe për fshierjen e bashkësive etnike nga Kushtetuta.

Ky propozim na kthen 25 vjet pas, fshin shqiptarët dhe të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, shfuqizon Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet Kushtetuese për barazi të shqiptarëve, Ligjin për përdorimim e gjuhëve, mekanizmin e Badenterit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe shumë të drejta të tjera të fituara në dy dekadat e fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Taravari me deklaratat e këtilla dëshiron të bëjë me shtetin, atë që nuk arriti të bëjë me Aleancën për Shqiptarët kur propozonte që ta riemërtojë si Aleanca për Qytetarët. Në ndryshimet kushtetuese të vitit 2018 ishte kusht i Aleancës për Shqiptarët heqja e termtit “qytetarët që jetojnë” sepse i bënte shqiptarët banorë të përkohshëm, por fatkeqësisht sot dëgjojmë propozim për rikthim të këtij termi pikërisht nga ish bashkëpartiaku jonë.

I bëjmë thirje edhe një herë që të heq dorë nga skenaret e rrezikshme të Mickoskit dhe VMRO-së dhe të mos vën dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qëllime karieriste personale” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share