KRRE: Ulet çmimi i energjisë elektrike vetëm për bllokun e parë

BLLOKU I TRETË DHE I KATËRTË DO TË PËSOJË RRITJE

Për të mbrojtur kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, Komisioni rregullator i Energjetikës njofton se nga data 1 janar do të ulet çmimi i rrymës për bllokun e parë për 5,16%, për bllokun e dytë dhe për tarifën e lirë mbetet i njëjtë. Ndërsa rritje prej 2.88% do të ketë për  blloku e dhe blloku i katërt rritet për 1,86%. Drejtori i KRRE-së Marko Bislimovski në konferencë për mediat deklaroi se me konceptin e ri për qasje deri te rrjeti, u bë ndarje e drejtë e shpenzimit për rrjetin mes përdoruesve të rregullt dhe atyre që i përdorin objektet përkohësisht. Duke e zbatuar këtë model, tatimi i rrjetit ulet përafërsisht 23%.

“Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike vijnë si rezultat i politikës konsistente energjetike dhe qasjes reformuese të KRRE-së përmes vendosjes së bllok tarifave, si dhe Eldorados së investimeve në burimet e rinovueshme, me të cilat shteti mundësoi energji të re, me ç’rast vetëm për dy vite u rrit kapaciteti i instaluar për 25 %, ndërsa varësia impurtuese u ul për një të tretën, me ç’rast u krijua hapësirë për interval të ri të tarifës së lirë ditore për amvisëritë,” theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës” – tha Marko Bislimovski, KRRE./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share