Mesfushori do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm
Toni Kroos do të jetë pjesë e Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund aludimeve për një largim të tij. Mediat në Spanjë shkruajnë se është arritur marrëveshja për të zgjatur kontratën deri në 30 Qershor të 2024.
Në këtë mënyrë mesfushori do të jetë pjesë e Real për 1 dekadë, pasi u afrua te Los Blancos në 2014 kur fitoi edhe titullin kampion bote me Gjermaninë.
Drejtuesit e klubit ia kishin ofruar këtë mundësi edhe vitin e kaluar, por Toni Kroos nuk kishte pranuar para se të kuptonte a do të ishte ende në gjendje të luante ende për një ekip të tillë. Kroos ka zhvilluar 405 ndeshje me Real Madrid dhe numëron 19 trofe të fituar.
Klan News