Gjigantët e Europës aktivizojnë radarët e merkatos, ja përforcimet që kanë piketuar kësaj vere

Tregu i transferimeve (merkatoja) sapo ka filluar. Pritet një verë shumë e gjatë me thashetheme, ulje-ngritje. Klubet e mëdha në Europë nuk kanë vonuar t’i sinkronizojnë radarët e tyre për të gjetur lojtarët idealë.

Largimi i Gundogan te Barça mund të jetë një goditje e vogël për kampionin aktual të Evropës. Gjermani u tregua i domosdoshëm në tripletën historike për “qytetarët” e Guardiolës, të cilët tani duhet të rikonfigurojnë mesfushën e tyre.

Ardhja e Kovacic është guri i parë që forcon “dhomën e mekanikës”, por Guardiola do më shumë. Klubi nga “Etihad” duket se është futur në betejë për të marrë Declan Rice, ndërsa mediat britanike bëjnë me dije se ka interes edhe për Kimmich. Ndërkohë, Gvardiol do të ishte “qershia mbi tortë” për një mbrojtje tashmë “monstruoze”.

Josko Gvuardiol (Leipzig)

Declan Rice (West Ham)

Joshua Kimmich (Bayern Munich)

MANCHESTER UNITED do të jetë sërish një nga aktorët më të mëdhenj të merkatos. E panjohura e madhe është e ardhmja e De Geas, aspak e qartë. “Djajtë e kuq” i kanë kthyer sytë nga Pickford dhe Onana si zëvendësues të mundshëm të portierit spanjoll. Për më tepër, interesi i Manchester United për Mount dhe Rice e bën të qartë nevojën e Ten Hag për të krijuar një mesfushë më të fuqishme.

Jordan Pickford (Everton)

Andre Onana (Inter)

Declan Rice (West Ham)

Mason Mount (Chelsea)

LIVERPOOLL: Me Mac Allister tashmë të afruar dhe një epërsi mjaft të dukshme me treshen e përbërë nga Salah, Luis Díaz dhe Darwin Nuñez, përpjekjet e klubit nga “Anfield” janë të përqendruara për t’i dhënë edhe më shumë muskuj mesfushës, që çaloi sezonin e kaluar. Zërat për ardhjen e Romeo Lavia apo Gravenberch po shtohen çdo ditë te Liverpool-i, i cili e ka si një ëndërr të pamundur nënshkrimin e Federico Valverde.

Romeo Lavia (Southampton)

Ryan Gravenberg (Bayern)

Federico Valverde (Real Madrid)

ARSENALI: Nënkampioni i Premier League po tregohet shumë ambicioz në këtë merkato verore. Ambiciet e Mikel Artetës janë të krahasueshme me më të mëdhenjtë. “Topçinjtë” janë favoritët për të marrë Rice për një shifër afër 80 milionë euro, ndërsa duket se janë edhe afër Havertz. Kujdes nga Arsenali, që mund të krijojë një ekip shumë konkurrues dhe të aftë për të mposhtur këdo.

Declan Rice (West Ham)

Kai Havertz (Chelsea)

Jurrien Timber (Arsenal)

Romeo Lavia (Southampton)

PSG: Pas dështimit të sezonit të kaluar në Champions League, duket se ka ardhur koha për një revolucion te PSG. Ardhja pothuajse e konfirmuar e Luis Enrique si trajner do të jetë guri i parë i themeleve të një ekipi të zhytur në det dyshimesh.

E ardhmja e Mbappes do të përcaktojë të gjitha lëvizjet e skuadrës franceze, e cila megjithatë nuk ka reshtur së lëvizuri në këtë merkato. Nënshkrimet e Asensio dhe Kang-in Lee konsiderohen të mbyllura dhe tani Luis Campos po kërkon dëshpërimisht një “9”. Kane, Vlahovic dhe Lautaro janë shfaqur në horizontin e “Parc des Princes”.

Dusan Vlahovic (Juventus)

Harry Kane (Tottenham)

Lautaro Martinez (Inter)

Antonio Silva (Benfica)

Kang in Lee (Majorka)

Marco Asensio (Real Madrid)

BAYERN: Skuadra gjermane dëshiron të vazhdojë të rrisë konkurrencën e saj në një grup që ka nevojë për përmirësime, nëse dëshiron të luftojë përsëri për Ligën e Kampionëve. Urgjenca e parë dhe e madhe është pozicioni “9”.

Largimi i Lewandowski u mbulua pjesërisht nga një lojtar si Choupo-Moting, por tani klubi bavarez dëshiron të ketë një sulmues ‘top’ dhe për këtë ia ka vënë syrin Kolo Muani dhe Fullkrug. Përveç kësaj, parregullsia e qendrës së tyre ka bërë që gjermanët të duan të forcojnë mbrojtjen. Alternativa për këtë repart shfaqen emra si Pau Torres dhe lojtari korean i Napolit, Kim Min-Jae.

Kim Ming-Jae (Napoli)

Kolo Muani (Eintracht Frankfurt)

Raphinha (Barcelona)

Niclas Fullkrug (Werder Bremen)

REAL MADRIDI: Skuadra e bardhë i ka bërë shumë shpejt detyrat e shtëpisë, por “qershinë mbi torte” e kanë lënë për së fundi. Një “qershi mbi torte” që mund të mbërrijë sezonin e ardhshëm, por ende e ka rezervuar “9”, pasi u zbulua se “14” do ta veshë Joselu.

Dhe ky rezervim fanelle nuk është për askënd tjetër, veçse Mbappé. Francezi nuk dëshiron të rinovojë dhe PSG-ja nuk dëshiron që sezonin e ardhshëm të largohet i lirë… Real Madridi, ndërkohë, mbetet në vëzhgim.

Ndryshe është rasti i Davies, i cili mund të synohet verën e ardhshme, në një operacion të ngjashëm me atë të Jude Bellingham, pasi kontrata e tij përfundon më 2025. Ndërkohë, Arda Güler do të përfaqësonte një investim për të ardhshmen. Turku është një mundësi unike tregu, duke pasur klauzolën e përfundimit të kontratës prej vetëm 18 milionë eurosh.

Kylian Mbappe (PSG)

Alphonso Davies (Bayern Munich)

Arda Guler (Fenerbahce)

BARCELONA: Barça përballet me një treg tjetër mrekullish, në të cilin çdo operacion do të shikohet me “lupë” nga La Liga. Ardhja e Gundogan si lojtar i lirë merret si e mirëqenë, por Xavi dëshiron shumë më tepër. Megjithatë, që lojtarët të hyjnë, skuadra katalanase duhet të shesë.

Xavi aspiron përforime të tilla si Zubimendi apo Kimmich, që duket se janë larg realitetit, edhe pse Alemany ishte i aftë të merrte Lewandowski kur askush nuk dha asnjë qindarkë për të. Ndryshe është rasti i Darder, që do të mbërrinte falas, apo i Carrascos me klauzolë më pak se 20 milionë euro.

Ilkay Gundogan (Mancehster City)

Martín Zubimendi (Real Sociedad)

Gio Lo Celso (Villarreal)

Sergi Darder (Espanyol)

Yannick Carrasco (Atlético Madridi)

Marcelo Brozovic (Inter)

INTERI: Nënkampioni aktual në Evropë nuk pret lëvizje të mëdha në një skuadër mjaft të ekuilibruar. Certifikimi i Lukakut duket misioni kryesor i Simone Inzaghit, që do të përpiqet të mos shesë yjet e tij kryesorë. Përforcimi i mbrojtjes është kthyer në obsesion, pas largimit të Skriniar, ndaj përfliten emra si Koulibaly, Eric García, Jordi Alba dhe César Azpilicueta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share