Qytetarët e Tetovës, por jo vetëm, të hënën në mbrëmje u tronditën nga lajmi për vdekjen e një 18 vjecari.
Autoritetet policore të Tetovës kanë njoftuar se trupin e tij të pajetë në banjon e shtëpisë së tyre familjare e kishin gjetur nëna dhe motra e tij. Dyshimet janë se vdekja e 18-vjecarit erdhi si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.
“Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuar se në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurma të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit iu dorëzua familjes”, thonë nga SPB Tetovë.
Ndryshe, 18-vjecari me iniciale E.SH, kishte qenë pjesë e tifo grupit “Ballistët”.
Në profilin zyrtar të “Ballistëve” është shkruar një dedikim prekës për Eldonin të shoqëruar me një fotografi speciale ku viktima shihet në mesin e tifozëve.
“Dje ishte me ne në tribunë, ndërsa sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit tonë Eldonit, ngushëllime familjes dhe gjithë Ballistëve, humbëm njërin prej nesh, Zoti e mëshiroftë” – thuhet në postimin e “Ballistëve”./tvklan.mk