Për rastin e hedhjes së flamurit shqiptar ka reaguar edhe ish ministri Ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke thënë se polici duhej të ishte në paraburgim tani e jo të merren masa diciplinore siç thonë nga VLEN.
“Polici dhe policët që edhe mjetet shtetërore i vendosën në funksion për të degradu flamurin kombëtar SHQIPTAR, duhet të ishin në paraburgim, e jo të ndërmerren masa diciplinore siç paralajmërojn Arbeni dhe Izeti!
Njejt edhe për huliganët në Prilep.
Me drejtësi selektive, ku shteti për njërin është nënë e tjetrin njerkë, nuk shkohet përpara” – shkruan Bekteshi.