Avokati i Popullit jep shifrat / Ja sa të burgosur do të lirohen menjëherë nëse votohet Ligji për amnisti!

Ligji për amnisti, sipas Avokatit të Populli, është instrumenti i vetëm i momentit për ta lehtësuar situatën e rëndë të krijuar në burgjet e Maqedonisë.

I pyetur se sa persona do të lirohen nga burgu me këtë ligj, Ziberi tregoi shifrat nga analiza e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

“Sipas analizave të Drejtorisë për Ekzekutimin e Dënimeve në qoftë se aprovohet ligji në formën e propozuar, diku rreth 300 persona do t’i braktisin burgjet dhe do të zvogëlohet numri i personave që vuajnë dënimin me burg. Kuptohet se nuk duhet të pretendojmë se amnistia na e zgjidh problemin nëpër burgje. Problemi është shumëdimensional, prandaj edhe masat duhet të jenë multidiciplinare. Zgjidhja afatgjate dhe e shëndoshë është që të rriten kapacitetet e vendosjes”, tha Naser Ziberi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share