Kroati Ante Zhivkoviq fitues i maratonës “Prishtina 2022”

I DYTI DOLI ERZEN ZYBERAJ, NDËRSA I TRETI DOLI EMIN GRAJQEVCI

Në organizim nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës, sot u mbajtë “Prishtina 2022”, në të cilën morën pjesë plotë 784 garues të moshave  të ndryshme nga Kosova dhe rajoni të cilët e vrapuan shtegun e gjatë prej 42 kilometrave e 195 metrave.

Fitues i këtij edicioni Maratona “Prishtina 2022”, doli kroati Ante Zhivkoviq me kohë 2 orë e 40 minuta. I dyti doli maratonisti kosovar Erzen Zyberaj, ndërsa I treti  doli Emin Grajqevci .

Në këtë edicion të maratonës “Prishtina 2022” garuesit  morën pjesë në disiplina të ndryshme   si në 5 kilometra, 10 kilometra  dhe  ajo kryesorja në 42 kilometra e 195 metra. Ishte  ky  edicioni i pare i maratonës “Prishtina 2022”  kur dihet se në të kaluarën është organizuar  gjysmë maratona e Prishtinës

Shpërblimi për  fituesi  e maratonës  krahas Kupës ishte edhe  shpërblimi në të hola  prej 500 Eurove, vendi I dytë 450 Euro dhe vendi i tretë 400 Euro

Lexo gjithashtu
Total
0
Share