Kroacia mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, thotë se mirëpresin kërkesën e Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian. Plenkoviç teksa ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje për Kosovën.

Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar Plenkoviç në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dorëzuar sot presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në BE./klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share