Kroacia ”El Dorado” për punëtorët sezonal nga RMV-ja?!

NË 2022 MBI 10.000 LEJEQËNDRIMI DHE LEJE PUNE

Ministria e Brendshme kroate ka njoftuar se lejet e miratuara të punës për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, janë rritur për 60% në krahasim me vitin e kaluar, njofton KlanM.

Në vitin 2021 në Kroaci ishin dhënë 5.925 lejeqëndrime dhe leje pune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kurse në vitin 2022 dyfish më shumë – 10.053, percjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Firmat e ndërmjetësimit nga vendi tashmë kanë vendosur kontaktet e tyre me organizatat partnere kroate për të dërguar punëtorë në Kroaci. Edhe pse me fillimin e sezonit të verës më shumë kërkesa ka për kamarierë, kuzhinierë, personel hoteli e të ngjashme, kërkesa vijnë edhe për ndërtimtarinë, për infermiere, shitëse, vozitës e të tjerë.

“Profilet të cilët shkojnë janë ndërmjet 25 – 45 vjeç të them të cilët janë më të etur për punë, kryesisht ajo që kërkohet dhe ato që shkojnë, në të shumtën e rasteve janë me përvojë punë por ka edhe nga ato që janë pa përvojë punë ku mundësohet trajnim i shkurtër dhe pas atij trajnimi do të mund të punojnë” – tha Donka Spasovska, drejtor në agjencinë për ndërmjetësim horizont.

Por, duket e në këtë agjenci ndërmjetësimi, kërkesat janë për sektorin e hoetelerisë.

“Siç thash profesionet janë kuzhinier, ndihmës kuzhinierë, banakiere, pjatalarëse, shërbëtor dhomash, recepsion, këto janë profilet që përgjithësisht kërkohen rreth 99% gjatë gjithë sezonit” – tha Donka Spasovska.

Motivi kryesor për të shkuar në bregdetin kroat duket se është I natyrës financiare.

”Rroga është e ndryshme, të themi për profilin e një kuzhinieri kryesor paga mujore është diku ndërmjet 2,000-2,300 euro në muaj, flasim për kuzhinier i cili është përgjegjës për kuzhinën”  – deklaroi Spasovska.

Nga 1 Janari 2021 Qeveria kroate, sic percjell KlanM, nuk vërteton kuota vjetore për leje pune për qytetarët që vijnë nga vende të treta, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Kufizimet e vetme për një të huaj, sic njofton KlanM, janë që të mos jetë I dënuar për vepër penale, të mos paraqes kërcënim për sigurinë kombëtare dhe shëndetin publik dhe të mos ketë ndalesë të hyrjes në Kroaci respektivisht në Zonën Shengen. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share