Krizat: Konferencë – ”të varfërit paguajnë dy herë” (VIDEO)

SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE PËR ÇRRËNJOSJEN E VARFËRISË

Në kuadër të konferencës së njerëzve me përvojë të varfërisë nga Platforma Maqedonase kundër varfërisë, nën moton të varfërit paguajnë dy herë, në Shkup u shënua ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë.

Platforma maqedonase kundër varfërisë ka organizuar konferencën vjetore për persona me përvoja në varfëri, këtë vit me moton “I varfëri paguan dy herë”, duke u fokusuar në varfërinë energjetike, rritjen e cmimit të rrymës, rritjen e harxhimeve jetësore dhe trendit të krizës së vazhdueshme.

Pensionisti Shefi Shemshedini thotë se produktet që I prodhojnë vetë amortizojnë krizën.

“Në fshat gjysmën e produkteve i prodhojmë vetë e me pensionin që kemi 200 euro nuk mjafton as për rrymë e për ujë, nuk na mbesin para për të ngrënë më mirë, për të pirë më mirë” – deklaroi Shefi Shemshedini, kryetar i shoqatës së bletarisë.

Biljana Dukovska kryetare e kësaj platforme ndër tjerat tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e kostos së jetesës dhe tendenca e një krize të vazhdueshme ishte një nxitje këtë vit për të nisur një diskutim mes qytetarëve.

“Një nga mënyrat për të shënuar ditën e çrrënjosjes së varfërisë është duke mundësuar pjesëmarrjen aktive të personave të prekur nga problemet në krijimin e politikave dhe përgjigjeve në të cilat duhet të përmirësohet cilësia e jetës” – tha Biljana Dukovska, kryetare e platformës maqedonase kundër varfërisë.

Më shumë se 700 milionë njerëz janë të robëruar në varfëri ekstreme – ka paralajmëruar sot OKB-ja, kurse nga UNICEF-i bënë të ditur se katër milionë fëmijë këtë vit kanë hyrë në varfëri.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, në vendin tonë po rritet numri I qytetarëve që jetojnë në varfëri. Të dhënat tregojnë se në vitin 2020, në Maqedoninë e Veriut 450 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë.

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share