Kriza energjetike: Pendarovski kërkon mbështetje nga Italia

“FALËNDEROJMË ITALINË PËR MBËSHTETJEN E POLITIKAVE TË ZGJERIMIT TË BE-SË”

Presidenti Pendarovski me nderim të larta shtetërore dhe ushtarake ka pritur Presidentin e Italiusë, Serxho Matarela. Në kuadër të vizitës, krahas takimit të dy presidentëve është mbajtur edhe një takim plenar I delegacioneve zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Dy Presidentët mbajtën edhe një konferencë për media që nisi me një minutë heshtje me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Kanë kaluar 23 vite prej se një President italina ka vizituar Shkupin. Ky fakt për Presidentin është edhe një dëshmi për krijimin e raporteve të reja RMV-Itali. Andaj Presidenti nuk ka hezituar të kërkojë mbështetje nga Itaia rreth përballjes me krizën energjetike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Biseduam edhe për situatën aktuale politike dhe cështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst kërkova mbështetje nga Presidenti Matarela në përballjen me pasojat e krizës energjetike, respektivisht të na mundësohet qasja në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së për amortizimin e efekteve negative nga kriza energjetike ndaj vendeve tona. Një nga temat kyce që I diskutuam ishte edhe procesi ynë eurointegrues. Dua që publiksht ta falënderoj Italinë për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së dhe mbështetjen e pakontestueshme për ne në këtë kontekst” – deklaroi Pendarovski.

Sipas Presidentit Pendarovski takimi I sotëm duhet të jetë edhe një arsye që vitin e ardhshëm të kremtohet 30-vjetori I marrëdhënieve diplomatike midis Shkupit dhe Romës, sic u tha për të përforcuar miqësinë RMV-Itali. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share