Kriza energjetike, Bekteshi: Kemi gjithçka nën kontrollë në RMV

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se të gjitha kapacitetet prodhuese të shtetit për energji elektrike do të jenë në gatishmëri dhe se si rrjedhojë vendi nuk pritet të ketë probleme me energjinë elektrike.

Bekteshi tha se transformatori për bllokun e 3 të TEC Manastir është në Greqi dhe pritet të arrijë në vend, ndërsa theksoi se momentalisht TEC Negotinë nuk ka llogari të punojë për shkak të çmimit të derivateve.

“Mund të ju them qytetarëve dhe kompanive të jenë të qetë. Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjithçka është nën kontroll. Nuk janë paraparë restrikcione. Në vazhdimësi do të furnizohen me energji elektrike të gjithë konsumatorët, duke filluar nga amvisëritë deri te kompanitë e mëdha që janë në tregun e lirë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share