Bullgari: Aksidenti tragjik – ndërpritet procedura parahetimore

PROKURORËT BULLGARË KËRKOJNË NDIHMË JURDIKE NGA KOLEGËT E TYRE NË RMV 

Procedura parahetimore për aksidentin me autobusin në të cilin u dogjën 46 persona në Bullgari është ndërprerë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kryeprokurorit, Sijka Mileva në një intervistë për BNT.

Sipas zëdhënëses së kryeprokurorit, Sijka Mileva hetimet e deritanishme kanë vërtetuar fakte të reja rreth ngjarjes tragjike të 23 nëntorit të vitit të kaluar, kur u dogj plotësisht autobusi i “Besa Trans”. Prokurorët bullgarë kanë kërkuar më shumë hetime nga kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Natën e 23 nëntorit të vitit 2021 autobusi u dogj plotësisht, por jo nga katër tubat e benzinës që transportonte shoferi. Ata nuk janë shkaku sepse kanë mbetur të paprekura. Bankina mbylli derën derisa udhëtarët ishin në përpjekje dëshpëruese të dilnin nga autobusi që digjej” – deklaroi Sijka Mileva, zëdhënëse e kryeprokurorit bullgar.

Mileva sqaron gjithashtu se analiza krahasuese e mostrave të ADN-së të viktimave dhe atyre të familjarëve të tyre ka zgjatur shtatë ditë dhe në këtë mënyrë janë identifikuar viktimat. Gjithashtu është kryer ekspertizë teknike komplekse zjarrfikëse si dhe ekspertizë mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së pasagjerëve.

“Është konstatuar se një numër i madh i tyre kanë vdekur nga asfiksia nga zjarri dhe nga goditja termike. Nga konkluzioni i ekspertizës është konstatuar se drejtuesi i mjetit ka vozitur me shpejtësi të paarsyeshme dhe të madhe, për çka ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte. Kolegët kanë punuar edhe për versionin e aktit terrorist. Është bërë ekspertiza kimike, por definitivisht nuk është përcaktuar prani e lëndëve shpërthyese” – deklaroi Mileva.

Për momentin është ndërprerë procedura parahetimore për shkak se gati është kërkesa e dytë për ndihmë juridike nga hetuesit e Maqedonisë së Veriut. Ata duhet që si dëshmitarë t`I marrin në pyetje të mbiejtuarit e aksidentit dhe familjarët e viktimave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share