Kriza e luftës, banorët e Gazës shesin edhe bagëtitë

Rriten ndjeshëm çmimet, ndërsa popullata po ‘lufton’ me urinë. Në Gaza janë futur vetëm 7% e ndihmave të kërkuara

Teksa uria ka kapluar në të gjithë Rripin e Gazës, shumë prej banorëve në fshatra janë detyruar të shesin bagëtitë e tyre.

Kasapi lokal Al-Ghalban thotë se çmimi i mishit është rritur. Nga 4.4 Dollarë amerikanë, tashmë një kilogram mish, shitet  në 7.6 Dollarë.

“Sot jetojmë në kushte të vështira në Gaza, pa ujë, pa ushqim, pa ilaçe, situata është katastrofike. Ne therim bagëti që peshojnë vetëm 150 kg deri në 200 kg, jo si herët e mëparshme. Para luftës ne dikur thernim bagëti me peshë 450 kg ose 500 kg, por tani ne po therim këtë lloj pasi nuk lejohen bagëti për therje.”

Programi Botëror i Ushqimit ka bërë të ditur se gjysma e popullsisë së Gazës është e uritur dhe vetëm 10% e ushqimit të kërkuar ka hyrë në Gaza që nga 7 Tetori.

“Bagëtitë që kemi pothuajse janë drejt fundit. Këto që shikoni këtu janë vetëm tre-katër viça, jo si më parë, importonim 700, ose 800 krerë bagëti në muaj, me pesha të rënda. Ne kërkojmë lejimin e importit të bagëtive.”

Për tregtarët është e vështirë edhe ushqimi për bagëtinë dhe kujdesi ndaj tyre tanimë nuk po bëhet më si më parë.

“Nuk mund t’iu siguroj këtyre bagëtive që më kanë mbetur kujdesin që kishim më parë, për shkak të çmimeve të larta, foragjeret janë bërë më të shtrenjta, jo si dikur, dhe sot shiten me çmime të paimagjinueshme.”

OBSH ka theksuar edhe rrezikun në rritje të sëmundjeve për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kujdesit mjekësor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share