Krim në familje/ Vdes 31-vjeçarja shqiptare në Itali, u mbyt nga bashkëshorti

Një 31-vjeçare shqiptare në Itali ka humbur jetën pasi u vra nga bashkëshorti i saj. Viktima është Etleva Bodi 31 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona. Mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, mes çiftit të bashkëshortëve pati një konflikt në dhomën e tyre të gjumit, që sipas mediave italiane, burri i quajtur Selami Bodi 41 vjeç mbyti me duar 31-vjeçaren. Kjo e fundit ra në tokë pa ndjenja. Ka qenë vetë bashkëshorti që lajmëroi ambulancën.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u munduan ta mbanin në jetë. Por fatkeqësisht, Etleva Bodi ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së dielës (29 Tetor). 31-vjeçarja qëndroi në koma për rreth 48 orë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

DINAMIKA

Bashkëshorti i viktimës, Selami Bodi, punëtor ndërtimi, është arrestuar nga policia italiane. Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte debatuar në banesën e tyre. Më pas, Etleva ishte mbyllur në dhomë dhe kishte folur në telefon me një person të njohur të saj, por nuk dihet se me kë.

Bashkëshorti, i cili e kishte dëgjuar që po fliste në telefon, hyri në dhomë dhe e kapi për fyti me duar. Ai e lëshoi 31-vjeçaren vetëm kur ajo u rrëzua pa ndjenja.

Selami Bodi 41 vjeç akuzohet për vrasje. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe ndaj tij nuk ka patur kallëzime për dhunë në familje. Por 41-vjeçari pranoi në polici se javët e fundit debatet mes tij dhe bashkëshortes ishin shtuar.

Çifti Bodi janë prindër të 4 fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi teksa fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomat e tjera të gjumit. Aktualisht për të miturit po kujdeset xhaxhai.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share