Krasniqi: Samiti i djeshëm i BE-së, shumë i rëndësishëm (VIDEO)

Në edicionin e lajmeve të Klan Maqedoni, profesori i mirënjohur nga Kosova, Milazim Krasniqi tha se:

”Besoj se samiti i djeshëm ka qenë i rendesishëm në disa aspekte, e para e ka konfirmuar se e gjithe Evropa gjithë perëndimi është një front i vetëm kundër botës Ruse, dhe në këtë aspekt pranimi i statusit kandidat për Ukrainen dhe Moldavine është një shenjë direkte e këtij konfrontimi, e cila është edhe një kurajo për BE-në për shkak se ka përballë një arogancë të Rusise. Gjëja me e rëndësishme në këtë aspekt është pranimi i Ukraines dhe Moldavise.

Ndërsa sa i përket ballkanit, nuk i kuptoj skeptikët që vjellin vrerë kundër BE-së, sepse kjo tregon se BE e trajton rajonin si stabil dhe nuk i kërcënohet ndonje destabilizim. Bllokimi i vizitës së ministrit Lavrov në ballkan ka qenë si pika kthesë në të cilën Rusia ka kaluar në defanzive dhe nuk ka kapacitetet e duhura destabilizuese në rajon” – deklaroi Krasniqi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share