Kozak Braçit nuk i ndahen telashet, i djegin makinën: Nuk i kam kujt borxh, gjithë ditën më keni xhiro

Duket se telashet nuk i ndahen Kozak Braçit. I njohur si “mbreti i Instagramit”, atij i është djegur makina e tij tip “Benz” gjatë natës. Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit Kozak Braçi, 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

E teksa policia vijon hetimet për ngjarjen, vetë Kozaku nuk ka ngurruar të postojë një video në rrjetet sociale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.

“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest. Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

Kujtojmë se dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë. Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share