Kovaçki: LSDM është pakicë në Qeverinë e saj

VMRO DPMNE akuzon LSDM-në se është pakicës në qeverinë e saj me vetëm 5 ministra, ndërsa BDI dhe Talat Xhaferi Sundojnë. Në Konferencë për mediat deputeti Dragan Kovaçki ka deklaruar se ish-kryeminsitri Kovaçevski i ka poshtëruar deputetët e tij, duke votuar për Talat Xhaferin

“Kovaçevski prej dje e dorëzoi edhe atë pak pushtet të vendimmarrjes politike që e kishte. LSD nuk pyetet më për asgjë. Kryesorët janë kriminelët e BDI-së. LSD edhe atje ku ka ministra, si në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, nuk vendosin ata, por BDI-ja dhe Artan Grubi, i cili është vetë emëruar si koordinator për ndërtimin e korridoreve. Kovaçevski me vetëdije poshtëroi veten dhe partinë, por mbi të gjitha shtetin. LSD po e shkatërron Maqedoninë, ne nuk kemi më shtet. Kovaçevski është njeriu që do të duhet të vendosë çelësin e derës në LSD në mbrëmjen e 8 majit” – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE. /Tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share