Kovaçevski u kërkoi falje mediave për deklaratën e një dite më parë

LSDM-JA  DO TË KETË LISTA TË KANDIDATËVE NË TË GJITHA NJËSITË ZGJEDHORE

Edhe pse janë në bisedime të vazhdueshme me të gjitha partnerët e koalicinit LSDM-ja ende nuk ka vendosur se a do të shkoj me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kovaçevski njoftoi se po shqyrtohen të gjitha mudësitë.  Në deklaratën për media nuk mundoi as kërkim falja për këtë të fundit.

Kreu  i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se  LSDM-ja  do të ketë lista të kandidatëve në të gjitha njësitë zgjedhore. Kovaçevski nuk e përjashtoi mundësinë që të shkohet me lista të përbashkëta me partnerët tradicional të koalicionit, por edhe me parti që janë pjesë e qeverisë, por që më herët nuk kanë koalicionuar me LSDM-në e për këtë po shqyrtohet mundësia dhe  vazhdojnë bisedimet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk e di se çfarë bëjnë BDI, megjithatë LSDM unë thash se do të ketë lista me kandidatë në të gjitha njësitë zgjedhore, ne tashmë kemi bisedime me partnerët tanë të koalicionit, gjithsesi se ka bisedime edhe me parti politike që tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit tonë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetareve për deklaratën e një dite më pare që kishte të bëj me mediat dhe reagimet e ditës së sotme Kovaçevski kërkoi falje duke u saquar kështu

“I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së dhe institucioneve të tjera dhe në vetë ngjarjen kam thënë se jam gati të kërkoj falje menjëherë, kërkova falje në vetë ngjarjen dhe ja ku kërkoj falje edhe sot. Me kryetarin e SHGM-së kam pasur një bisedë të gjatë në disa raste sepse ai është dëshmitari më i mirë i asaj që ka ndodhur deri në vitin 2016. E thashë që deri në vitin 2016 po ndodhte dhe nuk do të doja të shihja një kohë kur do të përsëritej. Nëse e shikoni të gjithë deklaratën, atëherë është shumë e qartë se çfarë kam thënë” – tha Kovaçevski.

Përndryshe, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënoi ashpër deklaratën e kryetarit të e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili akuzoi mediat se “vetë janë shitur dhe akoma po shiten” dhe se vendosen në shërbim të një partie politike. Shqetësime mbi këtë deklaratë të Kovaçevskit shprehi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.

ASHMAA paralajmëroi se politikanët duhet të tregojnë respekt të lartë për profesionin e gazetarit, në vend që t’i sulmojnë ashpër. Kurshe SHGM  shprehi shqetësim serioz për deklarata të tilla që mund të interpretohen si ndikim dhe presion politik mbi lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale në periudhën parazgjedhore, veçanërisht ndaj servisit publik. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share