Kovaçevski: Vendimet merren në komisione dhe seanca qeveritare jo në selitë e partisë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po dezerton edhe në debat televiziv pas refuzimit të ftesës për debat në lidhje me krizën energjetike të kërkuar nga Mickoski. Kreu I VMRO DPMNE-së shprehet se ofron koncept për dalje nga kriza jo vetëm këtë dimër por edhe për vitin e ardhshëm.

Në lidhje me kërkesat e VMRO-DPMNE-së që i përmendin ditëve të fundit nëpër mediume në lidhje me energjetikën besoj që i kanë parashtruar edhe tek EMV siç kërkoi dhe paraqiti drejtori i kompanisë, duke pasur parasysh se është procedurë institucionale që shteti mund të veprojë. 

Në këtë drejtim, mendoj se është e nevojshme të theksohet se politikat ekonomike krijohen institucionalisht, në Qeverinë e Këshillit Ekonomik me pjesmarrjen e të gjitha palëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas refuzimit të Kovaçevskit, Mickoski sfidoi zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi të cilit ia caktoj edhe vendtakimin ku do të diskutonin në lidhje me dalje nga kriza.

E në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri Kovaçevski i cili theksoi se vendimet merren në komisione dhe seanca qeveritare, e jo në selitë e partisë dhe me ndihmën e strukturave partiake.

Vendimet merren në komisione dhe seanca qeveritare, e jo në selitë e partisë dhe me ndihmën s strukturave partiake.

Kjo krizë e vështirë dimërore dhe ekonomiko-emergjetike do të kalohet vetëm nëse të gjithë jemi të fokusuar në gjetjen e zfjidhjeve që do të ofrojnë energji, rrymë dhe ushim për qytetarët. Nuk është koha për poena politikë thirrje për debate por është kohë për punë për krijimin e politikave për të mirën e qytetarëve theksoi kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share