Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili u zhvillua mbrëmë në Ohër nën patronatin e Bashkimit Evropian, ka përgëzuar presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e treguar dhe u uroi përparim të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së.
“Besoj se marrëveshja e sotme për zbatimin e Aneksit të Marrëveshjes, përfshirë marrëveshjen për zbatimin e plotë të obligimeve nga marrëveshjet e mëparshme nga Dialogu është një arritje e rëndësishme”, deklaroi Kovaçevski./KlanMacedonia