Gostivar, demi godet një person

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se sot (7 korrik) në orën 9 në SPB Tetovë është raportuar se në tregun e kafshëve në Gostivar, gjatë shkarkimit të kamionit, një dem e ka goditur pronarin e tij 82-vjeçar L.S. nga fshati Vërben, Gostivar, ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad”, ku është transportuar menjëherë për dhënien e ndihmës mjekësore. Së shpejti ai u nënshtrua plagëve të marra. Prokurori Publik dhe ekipi nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit, pas kontrollit mjekësor, i është dorëzuar familjes. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share