Kovaçevski: Të zbatohet e jo të interpretohet marrëveshja nga takimi i liderëve!

“TËRHEQJA E VMRO-DPMNE-së NGA AJO QË U DAKORDUAM DO TË ZHGËNJENTE NDËRKOMBËTARËT”.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke komentuar kërkesat e VMRO – DPMNE-së për pranimin e ndryshimeve kushtetuese tha se tani duhet të zbatohet ajo është dakorduar në takimin e liderëve me liderin opozitar maqedonas, dhe jo të interpretohet.

Ai, sic njofton KlanM, tha se, VMRO – DPMNE ka pranuar ndryshime kushtetuese dhe se, sipas tij, përgënjeshtrimi i çfarë do gjëje që është dakorduar, do të zhgënjente qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Tani i mbetet VMRO – DPMNE-së të kyçet në proces, përkatësisht të qëndrojë në procesin, sepse përgënjeshtrimi apo dalja nga ajo që është dakorduar dhe është thënë në konferencë për media vlerësojë se, do të ishte zhgënjim i madh si për qytetarët, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila me të vërtetë këtë herë dëshiron ta shohë Maqedoninë të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe deri në vitin 2030 të bëhet anëtare” – tha Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, pas këtij takimi, VMRO konfirmoi se nuk ka asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ai, sic percjell KlanM, po ashtu tha se LSDM është e gatshme të lëshoi 50 përqind të pozicioneve të ministrive.

“VMRO – DPMNE kishte edhe një kusht, Bashkimi Demokratik për Integrim të mos marrë pjesë në atë Qeveri, unë e vlerësova si kërkesë e cila mund të shkaktojë dinamikë të caktuar politike, por BDI e pranojë atë menjëherë. Për atë se mund të sjellë dinamikë të caktuar politike, konfirmimi erdhi më vonë kur edhe Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë se, ata nuk do të marrin pjesë në qeveri të tillë, siç u kërkua për BDI-në, por ajo ishte dëshirë e VMRO – DMPNE-së” – tha Kovaçevski.

Si kusht për pranimin e ndryshimeve kushtetuese, VMRO – DPMNE kërkon qeveri kalimtare, ku nuk do të bënte pjesë BDI si dhe zgjedhje të parakohshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share