Anketë: Qytetarët – Nuk e ndjekim fushatën, përsëriten premtimet!

ZGJEDHJET 2024

Qytetarëve duket se nuk iu intereson fushata zgjedhore e kandidatëve presidencial por edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Thonë se e teprojnë me premtime dhe se gjithnjë e më tepër pësëriten të njëjtat zotime.

“Të ju them të drejtën partitë politike janë shumë, nuk mund t`i shoh më, e teprojnë, shumë e teprojnë me deklaratat e tyre për çdo ditë, me çdo program të tyre më nuk ke edhe çfarë të shohësh, gjëra të vjetra shumë gjëra të vjetra”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jo, jo të gjithë gënjejnë, të gjithë gënjejnë  nuk i ndjekë është e frikshme se të gjithë po gënjejnë”.

Por, ja që ka të tillë, të kënaqur nga presidentët e deritashëm dhe po ndjek zotimet e shtatë kandidatëve.

“Presidentet, e gjithçka që ka qenë deri tani ka qenë shkëlqyeshem edhe kështu duhet të jetë edhe më tej.  Tubimet le të bëhen i bëjnë të gjithë janë punë të thjeshta çdo kush i bënë kemi shtatë kandidatë po i shohim po i ndjekim”.

Teksa po vazhdon fushata presidenciale, duhet të nis edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Me përputhjen e dy fushatave, pritet që partitë t`i intensifikojnë tubimet, mitingjet dhe takimet me qytetarët. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share