Kovaçevski: Të ulen tensionet në Kosovë – të vazhdojë dialogu!

RMV-ja AKTIVISHT KONTRIBUON PËR NJË RAJON STABIL DHE TË FUQISHËM EKONOMIK

Forumi global i sigurisë GLOBSEK 2023 në Bratislavë mbahet në një moment kritik për kontinentin evropian, në kohën e sfidave të ndryshme si rezultat i agresionit rus në Ukrainë – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, duke njoftuar se në këtë konferencë do të diskutohet situata e sigurisë në rajon por edhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.

Vetëm Evropa e bashkuar mund ta mbështesë luftën e popullit të Ukrainës dhe uniteti evropian është përgjigja e vetme drejt përballjes me krizat dhe sfidat që dalin nga agresioni rus në Ukrainë e që ka efekte negative ndaj ekonomisë dhe energjetikës, por edhe ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor – ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski, njofton KlanM.

“Do të bisedojmë për kontekstin e sigurisë që del nga lufta në Ukrainë, padyshim edhe për zhvillimet në rajonin tonë. Do të bëjmë thirrje për uljen e tensioneve dhe vendosjes së dialogut që është mënyra e vetme që sërish të kemi paqë dhe prosperitet ekonomik në Evropë, ashtu sic ishte para luftës në Ukrainë” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka përmendur edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe mundësitë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor përmes nismës “Ballkani i Hapur” dhe Procesi i Berlinit.

“Në panel do të jemi bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku do të flasim për aspektet praktike të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për efektet pozitive të këmbimit tregtar midis tre vendeve që në dy vitet e kaluara është rritur ndjeshëm” – deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kryeministrit Kovaçevski, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, kryesuese me OSBE-në dhe vend që ka nis negociatat me BE-në, ka obligime dhe detyrë që aktivisht të merr pjesë në përgjegjësitë kolektive për paqë, për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përforcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Vetëm në këtë mënyrë, sic tha, mund të kemi rajon stabil dhe të fuqishëm ekonomik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share