Kovaçevski paralajmëron veting në mandatin e ardhshëm

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: “KJO ËSHTË NË DOMENIN E PUSHTETIT GJYQËSOR”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi proces të vetingut në mandatin e ardhshëm, në rast se i fitojnë zgjedhjet dhe arrijnë të formojnë Qeveris, përcjell KlanM. Sipas tij, vetingu do të përfshijë jo vetëm fuksnionarë të emëruar dhe të zgjeruar, por duke filluar nga kryeministri, ministrat e deri në doganë, gjykata dhe prokurori.

“Ka një proces që do të zbatohet në shtet, ndërsa ai është procesi i vetingut i funksionarëve të emëruar dhe të zgjedhur, megjithatë ndoshta duhet të zgjerohet edhe me personat fizik dhe juridik. Një proces të tillë ka zbatuar Shqipëria. Në shtetin tonë, Qeveria dëshironte ta zbatojë, por u parandalua nga BE, nuk e di për çfarë arsye”, tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke folur për luftën kundër krimit, Kovaçevski ia hedhi fajin gjyqësorit, duke thënë se MPB vetëm vitin e kaluar i ka procesuar në prokurori dhe organet gjyqësore mbi 169 raste të korrupsionit të profilit të lartë, por sipas tij, Qeveria nuk mund t’ju përgjigjet çështjeve që janë në domenin e autoriteteve gjyqësore.

“Gjëja e fundit që duhet të kihet parasysh është misioni vlerësues i BE-së në pjesën e Këshillit Gjyqësor ku ka mbi 40 rekomandime që duhet të bëhen pjesë edhe e planit aksional në pjesën e sundimit të së drejtës. Të gjithë ato 40 rekomandime e kanë mbështetjen time”, tha Kovaçevski.

Ngecja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është nënvizuar edhe në raportin e KE-së, ku thuhet se vendi nuk ka shënuar asnjë përparim. Ndërkaq, SHBA ka zgjeruar listën e personave të shpallur të pa dëshiruar, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share