Kovaçevski: Të solidarizohemi për tejkalimin e krizës energjetike

Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm sipas orës lokale mori pjesë në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sfidë e madhe po qëndron para nesh këtë dimër – kriza energjetike është një kërcënim serioz për procesin arsimor. Për të arritur qëllimet tona afatgjata, fillimisht duhet të sigurohemi që do të kemi burime të mjaftueshme për kushtet bazë – shtëpi të ngrohta dhe të ndriçuara mirë dhe klasa të ngrohta dhe të ndriçuara mirë, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë mësim të qetë dhe cilësor këtë dimër. Ky është prioriteti numër një sot, nesër dhe në muajt e ardhshëm të dimrit. Përgjigja për këto sfida mund të gjendet vetëm në bashkëpunimin e ndërsjellë ndërkombëtar dhe ndërrajonal, por mbi të gjitha nëpërmjet solidaritetit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në Samitin e transformimit të arsimit, të mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Kovaçevski tha se vetëm duke bërë përpjekje të përbashkëta, siç bëhet në këtë Samit dhe duke punuar së bashku, mund të gjendet një zgjidhje për çdo problem dhe mund të arrihet përparim.

Kryeministrat dhe shefat e shteteve I priti Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh. Me këtë, ka filluar debati i përgjithshëm i 77-të i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Seanca e sivjetshme e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së ka temën “Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërthurura”, në korniza të Kuvendit të Përgjithshëm të 77-të që është fokusuar në temën: “Zgjidhje përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për pasdite, sipas kohës lokale në Nju Jork është paraparë që Kryeministri Kovaçevski, së bashku me kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë edhe në drekë pune, organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share