Kovaçevski: Të isha në ”listë të zezë” do të dorëhiqesha!

MICKOSKI: QEVERIA E RMV-së MË E KORRUPTUAR NË EVROPË

Nëse unë do të isha në “listën e zezë” amerikane, jo vetëm që do të dorëhiqesha, por do ta vlerësoja si disfatën më të madhe. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu është përgjigjur gazetarëve nëse Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, duhet të tërhiqet nga funksioni.

Kryeministri i ka bërë thirrje Komunës së Strugës që të bashkëpunojë me organet që hetojnw punën e Merkos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E lexova komunikatën e DASH-it. Kjo konfirmon se SHBA-të janë partner strategjik. Komunikata në vete përmban baza për vënien në “listë të zezë” të Kryebashkiakut të Strugës, që janë shumë serioze. Nuk mund ta kuptoj se si SHBA-të që janë larg nesh 8.000 kilometra të kenë informata se cfarë ndodh në vendin tonë, kurse institucionet tona mos I kenë informacionet” – deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski të mos habitet për Merkon. Vet është pjesë e sistemit të korruptuar dhe i shitur tek BDI-ja që noton në krime – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Kreu I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në Evropë, kurse familjarët e tyre kanë prona milionëshe.

“Kjo që arriti nga DASH-i vetëm se konfirmon atë që e ndjejmë. Kryebashkuaki dhe pjesë e udhëheqësisë së lartë partiake të BDI-së është vënë në “listë të zezë” për shkak se kanë dëshmi, se ka krime të mëdha, ka ndikuar ndaj gjyqësorit. I vetmi që e mbron është Kovaçevski, madje edhe BDI po hesht” – tha Hristijan Mickoski.

“Lista e zezë” amerikane pritet të zgjerohet dhe krahas emrit të Ramiz Merkos, në këtë listë do të gjenden edhe qytetarë tjerë të RMV-së, tha ditë më parë ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share