Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore takim me ministrin e Drejtësisë Tupançeski, kërkojnë rritje të pagave për 15 për qind

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, ku u njoftua për kërkesat e policisë gjyqësore për rritje të pagave për 15%. Është rënë dakord që më së voni deri në fund të javës të vendoset komunikimi me Ministrinë e Financave për sigurimin e mjeteve. Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka për të përmirësuar gjendjen financiare të punonjësve të policisë gjyqësore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share