Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur sot kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sançez në vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pas pritjes së ngrohtë, dy kryeministrat patën një takim kokë më kokë si dhe një takim dypalësh të delegacioneve nga të dy vendet.
“Është kënaqësi sot të pres vizitën e parë të një kryeministri spanjoll në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë historike është simbol i gati 30 viteve të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve, deklaroi Kryeministri Kovaçevski.
Ju përkrahim dhe do të vazhdojmë qe të ju përkrhahim në reformat që janë të nevojshme në hapin tuaj drejt anëtarsimit. Ashtu ndodhte edhe me Spanjën në vitin 1986 kur hyjmë në BE, kishim shumë reforma dhe eksperinca nga ajo ishte se ja vlente. Gjithmonë vlen të jesh pjesë e këtij projekti evropian poltiik sic është BE. Jam i bindur që Maqedonia shumë shpejt do jetë pjesë e BE-së deklaroi Sançez.
Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez Perez-Kastehon, delegacionet nga dy vendet zhvilluan edhe takim bilateral ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.