Kovaçevski: Prania e Sharl Mishel do të thotë mbështetje për eurointegrimet të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, ku së bashku me Kryeministrin Dimitar Kovacevski dhe anëtarët e Qeverisë diskutuan për propozimin evropian.

Është diskutuar se për Qeverinë dhe qytetarët më e rëndësishmja është që në këtë propozim evropian kemi përcaktuar qëndrimet për pranim të qartë dhe pahamendje të gjuhës maqedonase, e cila është absolutisht e pastër dhe e barabartë me gjuhët e tjera të Bashkimit Evropian pa asnjë fusnotë dhe sqarime.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se ajo që është po ashtu e rëndësishme dhe që ka qenë kërkesë e Qeverisë, është që propozimi i vendos çështjet historike bilaterale jashtë kornizës së negociatave, po ashtu se ky propozim evropian mundëson fillimin e pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Maqedonia e Veriut me BE-në dhe operacionalizimin të vendimit të Këshillit Evropian nga marsi i vitit 2020, në mënyrë që të mund të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian menjëherë pasi të marrim vendimin tonë për të pranuar propozimin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Kovaçevski edhe një herë para anëtarëve të pranishëm të Qeverisë dhe delegacionit të Këshillit Evropian, të kryesuar nga Sharl Mishel, theksoi përcaktimin tonë strategjik si shtet, i cili që nga themelimi i tij ka qenë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski theksoi se rruga dhe zgjedhja jonë është demokracia, liria, paqja, kujdesi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Në mbledhjen e Qeverisë u diskutua edhe për rëndësinë që shteti të gjykojë me mençuri në këto momente kyçe, për të ardhmen e të gjithë popujve që jetojnë këtu, sepse Maqedonia e Veriut është pjesë e Bashkimit Evropian, dhe kjo do të thotë një standard më i mirë, e ardhme me e mire për brezat aktual dhe te ardhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share