Energjia elektrike është një nga temat më të prekura nga liderët e “Ballkanit të Hapur”, që u përmend edhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Shkëmbimi energjetik mes RMV e Serbisë do të ketë përmirësime. Kovacevski tha se është nisur edhe zbatimi i një projekti për energjinë e ripërtëritshme, e cila do jetë në interes për të gjitha vendet e rajonit.
Dimitar Kovaçevski: Përveç hapave konkrete për t’u përballur me mungesat ushqimore, ne po kështu Kemi rënë dakord për një çështje tjetrë të rëndësishme që ka të bëjë me bashkëpunimin për energji dhe përballimin e krizës energjetike. Ne do të përmirësojmë kushtet për tregtinë e energjisë elektrike dhe po flasim për shkëmbimin e energjisë elektrike me Serbinë dhe operatorët e RMV. RMV ka angazhuar të gjithë kapacitetin e gjeneratorëve të energjisë elektrike dhe prodhimi kombëtar mund të mbulojë 100% të tregut rregullues.
Sa i përket energjisë së ripërtërishme, ne po zbatojmë diçka që mund të përdoret në nivel rajonal si përvojë. Kjo është në interes për të gjitha vendet e rajonit. Konsolidimi i sistemeve energjetike të secilit prej vendeve duke pasur parasysh edhe financat e vendeve tona, është i pamundur në qoftë se e bëjmë në bazë individuale, por nëse punojmë së bashku në një afat të mesëm e në një afat të gjatë për të krijuar e ndërtuar kapacitete të reja të energjisë elektrike, sidomos energji të ripërtëritshme, do mund të bëjmë shumë më tepër dhe shumë më shpejt për vendet dhe qytetarët tanë./tvklan.al