Kovaçevski paralajmëron takim me Mickoskin – Këto janë dy temat që duhet të diskutohen

Qeveria e Maqedonisë prej ditë së hënë do ta shikojë dhe analizojë iniciativën për ndryshime kushtetuese të përpunuar nga grupi punues. Këtë e njoftoi sot kryeministri Kovaçevski, i cili mes tjerash tha se do ta ftojë në takim edhe kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, përcjell Klan Macedonia. Në takim sipas tij do të diskutohet sjellja e vendimeve për të ardhmen evropiane të vendit.

“Unë planifikoj edhe ta ftoj atë gjatë 10 ditëve të ardhshme në një takim ku do të diskutojmë dy tema. Tema e parë do të jetë marrja e vendimeve të nevojshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e dyta, harmonizimi i pikëpamjeve për marrëdhëniet me të gjithë. shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Kovaçevski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share