Kovaçevski: Nuk na garanton askush se si do bëhemi pjesë e BE-së, nëse ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski tha se nëse ne ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk do të garantojë se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së.

“Çdo rezultat tjetër në votimin e ndryshimeve kushtetuese do të nënkuptojë një të ardhme të pasigurt për vendin. Sot, nëse ndahemi nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, askush nuk na garanton se kur dhe në çfarë mënyre do të bëhemi anëtarë të BE-së. E ardhmja e qytetarëve nuk guxon të mbahet peng, sidomos pasi të jetë mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas. Me ndryshimet kushtetuese futen pjesë të tjera të kombeve dhe bëhet dallimi i qartë ndërmjet kombit maqedonas dhe çdo kombi, përfshirë edhe atë bullgar. Situata për momentin është e qartë dhe e pastër, kam mbështetje serioze për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Bllokimi i këtij procesi do të jetë i dëmshëm dhe kjo mund të vërtetohet nga çdo bisedë që bëhet me diplomatë të huaj”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share