VMRO-DPMNE: Nuk u besojmë institucioneve

LSDM: “PRONAT SEKRETE” ËSHTË DEFOKUSIM NGA AFERA NË NP “UJËSJELLËSI”

Opozitarja VMRO-DOMNE do të vazhdojë me publikimin e emrave të funksionarëve të zgjedhur shtetërorë të cilët nuk e kanë deklaruar pronën e tyre në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit, duke pohuar se institucionet kompetente nuk e kryejnë funksionin, ndërsa Qeveria qëllimisht e anashkalon këtë. Nga partia në pushtet LSDM pohojnë – ky është defokusim nga afera për përfshirje të opozitës në aferën në vlerë 136 milionë euro.

Publikimi gradual i emrave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar nga Qeveria, të cilët nuk e kanë deklaruar pronën me të cilën kanë disponuar para ardhjes në funksion, për opozitaren VMRO-DPMNE është përpjekje për të vërtetuar se sistemi shtetëror për parandalim të korrupsionit nuk funksionon dhe këtë Qeveria e di.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“U vërtetua se kemi problem serioz me funksionimin e institucioneve të cilat edhe pse janë të obliguara sipas ligjit për parandalim të korrupsionit që çdo emërim ta dorëzojnë në Komisionin Antikorrupsion, i cili është i obliguar të mbajë regjistër, gjithë këtë nuk e kanë bërë. Këtë sot, pas pyetjes sime, e tha Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska. Do të thotë Qeveria aspak nuk kujdeset që ta informojë KSHPK-në për të gjitha emërimet që i bën”, deklaroi në Klan Debat deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Në partinë në pushtet LSDM këtë e interpretojnë si defokusim i vëmendjes së opinionit nga afera në të cilën është e përfshirë pikërisht opozita.

“Këtë e bëjnë sepse vetë ata vetë publikuan aferë, për sjelljen e tyre të brendshme korruptive, tani në këtë moment. Aferën që e publikoi Kryetarja Arsovska për keqpërdorim, në të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzohet lideri i tyre. Kjo tani është defokusim i opinionit. Sepse udhëheqësia e lartë e VMRO-DPMNE-së është kapur me duar në mjaltë për keqpërdorim të 136 milionë eurove. Ajo hipokrizi në parti nuk është tejkaluar edhe me këtë udhëheqësi”, deklaroi në Klan Debat Mile Taleski nga LSDM.

Nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit thonë se nuk është problem aq i madh mosdeklarimi i pronës së funksionarëve, sepse gjendja e pronës mund të verifikohet lehtë në mënyrë tjetër, por problem më i madh është fshehja e vërtetë dhe bartja e pronës personave të tjerë.

“Problemi më i madh është për ato prona që nuk janë në emër të funksionarit, të cilat ne nuk mund t’i vërtetojmë, nuk kemi qasje. Për ato raste në qoftë se kemi dyshime, duhet t’i dorëzojmë te Policia financiare dhe zbulimi financiar ose institucion tjetër”, deklaroi në Klan Debat, Shemsi Sallai, KSHPK.

Sallai konfirmoi se pas denoncimit nga VMRO-DPMNE në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit është hapur lëndë për mënyrën në të cilën Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka bartur një pjesë të kompanisë së tij private në të cilën ka qenë pronar para se të vijë në funksionin Kryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share