Kovaçevski: Nuk kalojnë justifikimet e klasës së tretë të opozitës!

“VMRO-DPMNE PROPOZIMET T`I DORËZOJË NË KOMISIONIN KUSHTETUES”

VMRO-DPMNE-ja t`i dorëzojë propozimet në komisionin për çështje kushtetuese që duhet të formohet në Ministrinë për Drejtësi dhe atje mund të bisedohet. Kështu e ka komentuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski propozimin e profesorit universitar, Aleksandar Spasenovski, për ndryshimin e stemës aktuale të vendit, njofton KlanM.

Profesori Spasenovski, në një prononcim për Tv Sitel, sic percjell KlanM, kishte deklaruar se ndoshta rikthimi debatit të vjetër nga viti 2014 – 2015 për ndryshimin e stemës aktuale të vendit mund të jetë një nga mënyrat që do të mundësonte diskutimet me opozitën për të siguruar pajtueshmërinë e tyre rreth teksktit të ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Kryeministrit, ndryshimet kushtetuese do të kenë legjitimitet edhe pa opozitën.

“Fillimisht ishte modeli kroat, tani stema, qëndrimet ndryshohen brenda ditës. Opozita nuk mbështeti anëtarësimin në NATO, do të bëhemi pjesë e BE-së dhe shpresoj se opozita dicka do të mbështesë. Nuk mbështeti as FRONTEX-in, nesër nis implementimi. Thanë ishin në pauzë se kishin dëgjuar zilen. Justifikimet e klasës së tretë nuk kalojnë. Marrëveshja ka legjitimitet, e votoi parlamenti dhe e miratoi BE-ja” – tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, nuk e ka komentuar retorikën bullgare lidhur me anëtarësimin e vendit në BE. Sipas tij, fillimisht, Sofja duhet të formojë qeveri politike.

“Në Bullgari zhvillohen negociata për formimin e Qeverisë politike. Pasi të formohet qeveria politike, do t`i komentojmë zhvillimet e atjeshme. Ne kemi kornizë negociuese me obligime të sakta që duhet të përmbushen dhe t`i hapim klasterët për t`i vazhduar negociatat dhe të vendosim procesin që do ta anëtarësojë vendin në BE deri në vitin 2030” – tha Dimitar Kovaçevski.

Gjatë periudhës së kaluar, mbase edhe për shkak të retorikës zgjedhore, politikanë nga Bullgaria, sic percjell KlanM, kanë deklaruar se Maqedoninë e Veriut e pret një rrugë e vështirë drejt anëtarësimit në BE, kurse hapja e Kushtetutës është gjëja më e lehtë që duhet të bëhet. Sipas tyre, pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë edhe kushtëzime tjera nga Sofja. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share